Pamjet e filmuara nga ajri me dron në qytetin ukrainas Mariupol, tregojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse.
Nënkryetari Serhij Orlov, ka thënë se qyteti në juglindje të Ukrainës është nën “granatimet e vazhdueshme”, transmeton Telegrafi.
Mijëra civilë atje kanë mbetur të ngujuar për më shumë se dy javë, të rrethuar nga trupat ruse që vazhdimisht shkrepin raketa e granata, që kanë shkatërruar shumicën e ndërtesave kolektive.
Autoritet e qytetit të Mariupolit kanë konfirmuar të dielën, se një konvoj i ndihmave humanitare të dedikuara për qytetin e rrethuar, akoma nuk ka arritur dhe ka ngecur në Berdjansk, rreth 50 milje në perëndim. Berdjanksu është nën kontrollin e forcave ruse.
E forcat ruse sot kanë lejuar konvojin e parë të veturave civile që të largohen nga Mariupoli, pas 10 ditëve tentime të pasuksesshme. /Telegrafi/