Site icon Telegrafi

Pamjet e evakuimit janë realizuara ditë më parë në Donbasi – separatistët rusë përmes propagandës po e përshkallëzojnë situatën në Ukrainë

Ndërsa Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet të krijojë një krizë të rreme në rajonin separatist lindor të Donbasit, BBC pretendon se ka prova që hedhin dyshime mbi pretendimet separatiste pro-ruse se një sulm ukrainas është i pashmangshëm.

Më herët gjatë ditës së sotme, udhëheqësit e republikave të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore publikoi video me detaje të evakuimit të banorëve.

Në një nga videot, lideri pretendon se është dhënë urdhër për evakuimin e civilëve për shkak të granatimeve ukrainase.

https://twitter.com/RT_com/status/1494748550709796864

Pas raportimit në rrjetet sociale, BBC ka kontrolluar të dhënat e videove të publikuara dhe ka gjetur se ato tregojnë se janë regjistruar të mërkurën, më 16 shkurt – dy ditë më parë.

Kjo sugjeron se përshkallëzimi i situatës ishte planifikuar paraprakisht nga separatistët rusë.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme separatistët kanë vrarë një ushtarë ukrainas në lindje të Ukrainës.

Ndryshe, Rusia tashmë ka dislokuar mbi 150 mijë trupa në kufirin me Ukrainën. /Telegrafi/

https://twitter.com/RT_com/status/1494739932832743428

Exit mobile version