Telegrafi

Pamjet me dron tregojnë momentin kur automjeti rus pëson shpërthim katastrofik në Donbas

Ky është momenti dramatik kur një makinë ruse për pastrimin e minave u hodh në erë në vijën e frontit të Donbasit gjatë një beteje me trupat ukrainase.

Pamjet përmes dronit tregojnë një mjet rus UR-77 që pastron minat duke pësuar një shpërthim katastrofik derisa përparonte si pjesë e një kolone të blinduar përgjatë kufirit midis rajoneve Donetsk dhe Luhansk.

Videoja u xhirua në fillim të tetorit, 32 kilometra larg Bakhmutit, të cilin mercenarët e Wagner-it janë përpjekur ta kapin, me Kievin që thotë se luftimet më të rënda dhe më vdekjeprurëse po zhvillohen rreth atij qyteti.

Videoja doli sot në internet derisa Ukraina pretendoi se numri i trupave ruse të vrarë në luftë deri më tani është pothuajse 78 mijë – më shumë se pesëfishi i numrit sovjetik në Afganistan që ndihmoi në shembjen e bashkimit.

Bakmut ndodhet në një udhëkryq strategjik në rajonin e Donetskut – një nga dy që përbëjnë Donbasin – dhe rusët janë përpjekur ta marrin atë që nga vera. /Telegrafi/