Telegrafi

Pamjet besohet se tregojnë kamionin që supozohet të ketë shpërthyer në urën e Krimesë

Një shpërthim vdekjeprurës shkaktoi një zjarr të shtunën dhe shkaktoi dëme masive në urën e Kerçit që lidhe Rusinë me Krimenë.

Zyrtarët rusë thanë se zjarri u shkaktua nga një shpërthim kamioni, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi që rrëzoi disa pjesë të rrugës vrau tre persona.

Viktimat ishin në një makinë aty pranë kur shpërtheu një kamion, pretendojnë zyrtarët rusë.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale supozohet se tregojnë kamionin që besohet të ketë shpërthyer në urën e Krimesë. /Telegrafi/