Telegrafi

Pamjet bëhen virale – Kim Kardashian injorohet nga Drake në koncertin e tij

Kim Kardashian i siguroi vetes biletat për një koncert të Drake, por nuk arriti të merrte as edhe një përshëndetje nga ana e tij.

Ajo ishte e pranishme në koncertin e yllit të famshëm, ndërsa po qëndronte anash – në një pjesë te barrikadat.

Reperi në një moment ishte shumë pranë themelueses së “Skims”, teksa dukej sikur nuk e vërejti fare.

Foto: Backgrid

Ndërkohë që Drake afrohej më shumë, Kim, 42 vjeçare, i dha atij një buzëqeshje të madhe.

Në pamjet që qarkulluan në internet, 36 vjeçari nuk dha ndonjë shenjë, t’ia ketë kthyer nënës së katër fëmijëve.

Lexo po ashtu Kim Kardashian thekson linjat e trupit në kostumin e ngushtë, teksa merr pjesë në koncertin e reperit Drake

Kjo ka lënë të nënkuptohet që ai e injoroi atë dhe se ky moment tani është bërë viral në rrjete sociale.

Foto: Backgrid

“Kim Kardashian u injorua nga Drake në koncertin e tij”, ka shkruar një fans.

“A duhej të bënte diçka Drake?”, tha një tjetër përdorues i rrjeteve sociale. “Ai e dinte që do të bëhej virale, ndoshta për këtë e bëri”, theksoi një tjetër.

Foto: Backgrid

Kim ndër tjerash ishte akuzuar më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, për lidhje të shumta, përfshirë këtu edhe me Drake.

Ish-çifti që kanë fëmijë North, Saint, Chicago dhe Psalm, u ndanë zyrtarisht në shkurt 2021, duke i dhënë fund martesës së tyre gjashtëvjeçare. /Telegrafi/

Foto: Twitter