Site icon Telegrafi

Pamje tjera të shpërthimit në Moskë që vrau gjeneralin rus

Pamje të reja të shpërthimit që vrau gjeneral -lejtnant Igor Kirillov të ushtrisë ruse janë postuar në rrjetet sociale.

Ishte inteligjenca ukrainase e njohur si SSU që mori përgjegjësinë për sulmin ndaj eprorit të lartë rusë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet Kirillov dhe asistenti i tij duke u larguar nga ndërtesa, ku pranë tyre ishte një skuter i mbushur me lëndë shpërthyese.

Sapo futen në rrezen e mjaftueshme për t’i vrarë, pajisja shpërthyese aktivizohet nga distanca në skuter dhe shpërthimi ia merr jetën gjeneralit rus.

Kreu i trupave bërthamore dhe asistentit i tij mbetën të vrarë në vendin ku ndodhi shpërthimi në Moskë, kurse SSU-ja ukrainase ka njoftuar se ishte një operacion special i kryer me sukses.

Sipas SSU-së është një paralajmërim për të tjerët që janë të përfshirë në luftë kundër ukrainasve, se të gjithë ata që kanë dhënë urdhra për përdorimin e armëve kimike mbi trupat ukrainase gjë që ka ndodhur 4,800 herë, do ta kenë të njëjtin fat.

Mbi 2 mijë ushtarë ukrainas janë dërguar në spitale dhe institucione tjera shëndetësore, si pasojë e djegieve që kanë pësuar nga armët kimike apo nga helmimi. /Telegrafi/

Exit mobile version