Site icon Telegrafi

Pamje tjera nga shpërthimet e fuqishme në Kiev, momenti kur droni kamikaz përplaset në një objekt

Ushtria rus ka kryer sot sulme ajrore mbi kryeqytetin ukrainas – ku u përdorën shumë dronë që Irani ia dhuroi Moskës kohë më parë.

Nga këto sulme, pati edhe viktima në civilë – ndërsa sulmet kryesisht kishin për objektiv ndërtesat kolektive, pavarësisht se Rusia pretendon se ka për objektiv infrastrukturën ushtarake, transmeton Telegrafi.

Madje shumë video u shpërndanë nga këto sulme, ku dronët kamikazë të Iranit shpërthenin në momentin që kishin kontakt me ndonjë objekt.

E një prej këtyre shpërthimeve është kapur nga një kamerë amatore, ku shihet se si nga shpërthimi i fuqishëm ngritet në qiell një “top i zjarrtë”.

Është interesant se qytetarët dhe shumë gazetarë ishin dëshmitarë të këtij sulmi brutal, dhe nuk kishin nga t’ia mbanin derisa binin bombat ruse.

Kujtojmë që Rusia ka intensifikuar sulmet mbi qytetet ukrainase gjatë dy javëve të fundit, ku si pasojë humbën jetën shumë civilë ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version