Telegrafi

Pamje teksa serbi i arrestuar në veri dërgohet në Stacionin Policor

Policia e Kosovës, më herët bëri të ditur se ka arrestuar një person të armatosur, i cili i përket grupit të sulmuesve serbë në veri të Kosovës.

Ndërsa, një video incizim po qarkullon në rrjetet sociale në të cilën shihet serbi i arrestuar teksa del nga mjeti i Policisë së Kosovës.

Serbi Blagoje Spasojević është dëguar në Stacionin Policor për intervistim, ndërsa më pas është dërguar në për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Por i njëjti më pas u nxor nga aty për t’u nisur drejt Qendrës Klinike universitare të Kosovës./Telegrafi/