Site icon Telegrafi

Pamje të Xhuli Nurës në spital pas disa shqetësimeve shëndetësore

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, duket se ka pasur disa probleme shëndetësore mbrëmë (e diel).

Ajo u largua nga shtëpia dhe u dërgua menjëherë në spital, gjersa po trajtohej pasi nuk po ndihej mirë.

Prive së fundmi ka publikuar një fotografi të banores së BBVK teksa shihet e shtrirë në spital.

Foto: Prive

“Së pari të gjithë njerëzve po dua të them që dikush e ka parë është shqetësuar nëse është mirë. Xhuli është super mirë. Kurrë më mirë nuk ka qenë. Kesh pak në spital. Faleminderit që më kanë marrë shumë me kujdes”, u shpreh ajo.

“Jam trajtuar shumë mirë. Desha vetëm të ju tregoj se ndihem shumë mirë. Kam pasur dhimbje në bark prej disa ditësh dhe nuk po ndihesha mirë. E di që prindërit e mi janë bërë merak”, vazhdoi më tej Xhuli.

Foto: Screenshot/YouTube

Xhuli përndryshe që nga fillimi ka krijuar debate të mëdha në shtëpi dhe është përfshirë në diskutime të shumta me banorët e tjerë.

E fundit e larguar nga Big Brother VIP Kosova është këngëtarja Ana Kabashi. /Telegrafi/

Exit mobile version