Telegrafi

Pamje të tornados që përshkoi qytetin britanik, fenomeni shkatërroi çatitë e shtëpive përreth zonës

Një tornado i fuqishëm përshkoi një qytet britanik të shtunën, duke shkaktuar shembjen e pemëve, rrafshimin e rrethojave dhe shkatërrimin e çative.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tornado goditi qytetin e Northampton në mbrëmje, ndërsa erërat e mëdha dhe stuhitë vërshuan zonën.

Tornado shkatërroi rrënojat dhe panelet e gardheve të banorëve rreth zonës, ndërsa thonë se dëmet do të kushtojnë me mijëra funte.

Vendësit e tjerë thonë se si pasojë e kësaj dukurie shumë çati të shtëpive u shemben sakaq edhe linjat e energjisë u ndërprenë. /Telegrafi/