Trupat ruse synuan qëllimisht një urë të përdorur nga civilët për evakuim, sipas raporteve të mediave.
Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të paktën tre persona u vranë, duke përfshirë dy fëmijë.
Ndërsa më 5 mars, tre vullnetarë u qëlluan dhe u vranë nga pushtuesit rusë në të njëjtën zonë.
Ndërkohë një video e publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregon trupat ruse që granatonin civilët që përpiqeshin të evakuoheshin nga Irpen, periferia e Kievit. /Telegrafi/
https://twitter.com/franakviacorka/status/1500431403028262913?s=20&t=gd05iRi7ht5yfEleN3fbHw