Telegrafi

Pamje të tmerrshme nga Mariupoli – qyteti shihet tërësisht i rrënuar nga pushtimi rus

Mariupoli është një ndër qytetet që e kanë dëmtuar më së shumti që prej pushtimit rus të Ukrainës.

Një këshilltari i kryetarit të qytetit ka publikuar pamje të tmerrshme të rrënimeve të ndërtesave.

Petro Andryushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, tha se vetëm deri në 3 për qind e njerëzve kanë qasje në ujin e pijshëm.

Theksojmë se para luftës, Mariupol kishte një popullsi prej rreth 400 mijë banorësh, por kjo ka rënë në mënyrë dramatike në më pak se një të katërtën e popullsisë fillestare.

Theksojmë se qytetit është i pushtuar që nga muaji maj i këtij viti, ku ka pësuar shumë dëmtime dhe është bërë i pabanueshëm për shumë banorë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima. /Telegrafi/