Telegrafi

Pamje të sulmeve amerikane dhe britanike kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani në Jemen

Ushtria e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar nisën sulme kundër objektivave të shumta në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ai urdhëroi sulmet “në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të Houthi kundër anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq”.

Biden shtoi se ai “nuk do të hezitojë të drejtojë masa të mëtejshme për të mbrojtur popullin tonë dhe rrjedhën e lirë të tregtisë ndërkombëtare sipas nevojës”.

Më shumë se 100 municione të drejtuara me saktësi “të llojeve të ndryshme” u përdorën, tha ai.

Një zyrtar i lartë ushtarak u tha gazetarëve të enjten në mbrëmje se ai nuk mund të jepte një përqindje të saktë të aseteve Houthi që u shkatërruan në sulme, por se ishin “të rëndësishme”.

Dhe pas sulmeve kanë ardhur reagime të shumta si nga vetë Houthi-t, po ashtu edhe nga vende si Rusia, Irani, Arabia Saudite, grupi Hezbollah – dhe jo vetëm..

Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar pamje që thuhet se tregojnë sulmet amerikane dhe britanike mbi Houthi-t në Jemen. /Telegrafi/