Telegrafi

Pamje nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë te “Parku i Biznesit” në Drenas

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 11:00 në një fabrikë te “Parku i Biznesit” në Drenas.

Telegrafi ju sjellë pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen zjarrfikësit dhe tymi i madh nga flakët e zjarrit.

Ndërkaq, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Telegrafin se incidenti me zjarr ka ndodhur në një fabrikë.

Lexo po ashtu Shpërthen zjarri në një fabrikë te "Parku i Biznesit" në Drenas

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, deklaroi ajo.

Tutje, Ahmeti tha se detaje tjera lidhur me rastin do të bëhen publike më vonë. /Telegrafi/