Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Ukrainës ka ndarë një video në Twitter të shtunën që tregon “skenën e një krimi lufte nga trupat ruse”, me makina të dëmtuara dhe kufoma njerëzore të djegura.
Trupat ruse kohët e fundit qëlluan një kolonë civile midis Svatovit të pushtuar në rajonin e Luhansk dhe Kupyanskut të çliruar në rajonin e Kharkiv, thanë ata, transmeton Telegrafi.
Kreu rajonal i Kharkiv, Oleg Synehubov tha se 24 njerëz, përfshirë 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse.
Synehubov dhe shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës thanë më herët se të paktën 20 njerëz vdiqën, pa dhënë datën e saktë të sulmit.
Tani Synehubov thotë se ndodhi më 25 shtator duke cituar policinë lokale. /Telegrafi/
Відео з місця воєнного злочину російських військ, які нещодавно розстріляли цивільну колону між окупованим Сватовим Луганської області та звільненим Куп’янськом на Харківщині.
Зробимо усе, аби окупанти відповіли за цей кривавий злочин!
Детальніше ➡️ https://t.co/Bc74Rum1eb pic.twitter.com/XJZjZuLHZB
— СБ України (@ServiceSsu) October 1, 2022