Numri i njerëzve të vrarë në një sulm me raketa në një restorant picash në qytetin Kramatorsk të Ukrainës Lindore ka shkuar në nëntë, ka konfirmuar kryebashkiaku lokal.
Restoranti në Kramatorsk thuhet se u godit nga një raketë S-300 tokë-ajër të martën në mbrëmje, transmeton Telegrafi.
“Njerëzit nxorën trupin e një djali nga rrënojat”, shkroi kryebashkiaku Oleksandr Goncharenko në Telegram.
Dy vajza 14-vjeçare dhe një djalë 17-vjeçar tashmë janë konfirmuar se kanë vdekur nga sulmi.
Numri i të lënduarve gjithashtu ka shkuar në 60, sipas prokurorit të përgjithshëm ukrainas.
Pamjet e rënda të shpërndara në rrjetin social Twitter tregojnë një burrë të plagosur të shtrirë në tokë, ishte po ashtu i gjakosur dhe njerëzit aty afër po përpiqeshin ta ndihmonin.
Yesterday, on June 27, russian terrorists attacked the city of Kramatorsk in Donetsk region.
Unfortunately, there are 9 dead and 60 wounded. Among the dead are three children – a 17-year-old girl and two 14-year-old sisters.
The explosion targeted cafes, apartment buildings,… pic.twitter.com/BxAwfG2vYd
— Oriannalyla ?? (@Lyla_lilas) June 28, 2023
Gjithashtu një video tjetër tregonte një foshnje të mbuluar me gjak, të cilën po e mbante në duar nëna e tij. /Telegrafi/