Site icon Telegrafi

Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Ukrainasit kanë kryer një prej sulmeve më të mëdha me dronë në territorin e Rusisë.

Sipas shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, ishin mbi 150 dronë që u nisën drejt territorit rus – më qëllim që të goditen objektiva të ndryshëm, transmeton Telegrafi.

Ata shënjestruan edhe rafineritë e naftës dhe rajone të ndryshme e në veçanti Moskën, që u godit me breshëri dronësh.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur dronët kamikaz përplasen në objektivat e përcaktuar nga eprorët e lartëe ushtarakë ukrainas.

Në anën tjetër, betejat e ashpra në Kursk po vazhdojnë, ku ukrainasit pothuajse një muaj më parë filluan inkursionin – duke arritur të marrin nën kontroll qindra vendbanime. /Telegrafi/

 

Exit mobile version