Telegrafi

Pamje të reja pas sulmit me dronë në Moskë

Rusia ka akuzuar Ukrainën për sulmin me dronë në Moskë që dëmtoi dy ndërtesa dhe mbylli për një kohë një nga aeroportet e qytetit.

Një dron u rrëzua mbi distriktin Odintsovo, në perëndim të qendrës së qytetit, dhe dy të tjerë u neutralizuan por u përplasën me zyra, thotë ministria ruse e mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Një person është lënduar, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Lexo po ashtu Sulm në Moskë

Zyrtarët ukrainas ende nuk kanë reaguar lidhur me akuzat për sulm.

Kryetari i bashkisë së qytetit Sergei Sobyanin tha se fasadat e dy ndërtesave të zyrave ishin dëmtuar pak.

Fluturimet u pezulluan për pak kohë nga Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim të qendrës së qytetit dhe aeroplanët në hyrje u devijuan për në aeroporte të tjera.

Pamjet e publikuara në rrjetin social X, tregonin momentin kur njëri prej objekteve mori flakë pas sulmeve me dronë në qytetin rus. Video të tjera të shumta janë shpërndarë gjithashtu që tregonin situatën atje pas sulmeve.

/Telegrafi/