Telegrafi

Pamje të reja nga xhirimet e filmit, Noizy shfaqet duke ‘gjakosur’ një burrë (Foto/Video)

Reperi Noizy ditë më parë tronditi rrjetin, teksa u bë pjesë e një videoje trishtuese, nga xhirimet e filmit ‘Blind’.

Reperi do të jetë pjesë e xhirimeve të këtij filmi, i cili është prodhim nga miku i tij Blerim Destani.

Xhirimet e këtij flmi po kryhen në Berlin, teksa së fundmi janë prezantuar disa nga skenat më të reja të tij.

Në skenën e radhës, Noizy shfaqet sërish duke grushtuar një person, i cili shfaqet i gjakosur pas ‘grushetev’ të marra nga ai.

Videoja në fjalë ka shkaktuar sërish reagime te fansat. /Telegrafi/