Site icon Telegrafi

Pamje të reja nga aksidenti në Kiev, vetura përplaset në eskortën e Zelenskyt – ushtarët dhe mjekët shihen duke i dhënë ndihmën të lënduarit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte përfshirë në një aksident trafiku në Kiev, por ka shpëtuar pa lëndime.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë ekipe të zjarrfikësve, policë por edhe autoambulanca që i ofruan ndihmë të lënduarve, transmeton Telegrafi.

Ai po kthehej në Izyumi ku kishte shkuar për një vizitë të paparalajmëruar pas çlirimit të këtij qyteti – nga ku përshëndeti çlirimtarët që janë pjesë e kundërofensivës.

https://twitter.com/PierreDBorrelli/status/1570294254366244867?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1570294254366244867%7Ctwgr%5E3728d6f0dc9f17d498fc2a91eaf845ebe0999b42%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4011531%2Fzelenski-doziveo-saobracajku-vojska-izvlacila-povredjene

Në një video tjetër që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen pjesëtarët e ushtrisë dhe ata të ndihmës së shpejtë duke nxjerrë nga mjeti motorik një burrë, të cilit i ofrojnë ndihmën e parë dhe më pas e dërgojnë në spital.

Aksidenti ndodhi në Kievi, derisa një veturë u përplas në eskortën e presidentit ukrainas. Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por autoritetet e sigurisë kanë bërë të ditur se po vazhdojnë hetimet.

Në video burri i mbuluar në gjak ndihmohej nga ushtarët e uniformuar dhe mjekët e autoambulancave, që kishin dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq Zelensky ishte dërguar në spital nga ku është bërë e ditur se ka shpëtuar pa ndonjë lëndim. Megjithatë lajmi për aksident shqetësoi paksa banorët e këtij vendi që është në luftë me Rusinë.

https://twitter.com/EnricoFaraboll1/status/1570317463124070403?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1570317463124070403%7Ctwgr%5E3728d6f0dc9f17d498fc2a91eaf845ebe0999b42%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4011531%2Fzelenski-doziveo-saobracajku-vojska-izvlacila-povredjene

Ata menduan fillimisht se mund të jetë sulmuar presidenti i tyre në një pritë të organizuar, por në fund doli të jetë një aksident i zakonshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version