Site icon Telegrafi

Pamje të plaçkitjeve në metropolin gjerman: Anarkia të cilën Hamburgu kurrë nuk e ka përjetuar (Video)

Gjatë tërë natës, ata që thonë se janë kundër Samitit të G20-shit, kanë bërë dëme të mëdha nëpër metropolin gjerman të Hamburgut.

“Këtu jam sepse G20 është shkaktar i të këqijave në botë. Lufta është e keqe, por edhe kapitalizmi vret”, ka thënë për CNN një protestues, që u bë pjesë e turmës shkatërrimtare.

Lexo po ashtu Hamburgu si fushëbetejë

“Kjo protestë ka dalë jashtë kontrollit”, thotë një nga organizatorët, Andreas Blechschmidt, transmeton Telegrafi.

https://www.youtube.com/watch?v=324zmgzYICg

Policia ka publikuar pamjet e plaçkitjeve në lokale. Por, dëmet janë më të mëdha meqë janë djegur veturat, kontejnerët e mbeturinave, ndërsa dëmtime tjera ka kudo ku kishte protestues.

Lexo po ashtu “Blloku i Zi” - njerëzit me të zeza që po krijojnë kaos në Hamburg?

Deri tash janë lënduar 213 policë, ndërsa zjarrfikësit kanë reaguar 200 herë në 24 orë.

“Nuk kemi parë kurrë kaq dhunë dhe urrejtje”, thotë zëdhënësi i Policisë së Hamburgut, Timo Zill. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=T-sqGPKCy34

Exit mobile version