Telegrafi

Pamje të pa para të Kim si 16 vjeçe, BMW si dhuratë për ditëlindje (Foto)

Kim Kardashian ende po merret me rehabilitimin nga ngjarja e rëndë që i ndodhi asaj në Paris, ku iu plaçkitën stoli në vlerë të miliona eurove.

Kim tash po pushon dhe miqt e saj po tentojnë ta ndihmojnë që të mos mbetet prapa në rrjetet e saj sociale.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga plaçkitja që i ndodhi Kim Kardashianit (Foto/Video)

Të enjtën miq të ylli televiziv kanë ndërhyrë duke marrë në dorë qasjet e saj në rrejtet sociale dhe në faqen e saj zyrtare.

Allison, shoqja e saj nga fëmijëria ka shfrytëzuar faqen e saj zyrtare për të publikuar imazhe nga fëmijëria, kur ajo ishte 16 vjeçe, shkruan Telegrafi.

Kim dhe babai i saj biologjik Robert teksa po e pranonte dhuratën e saj, një veturë BMW. Kim ishte vetëm 16 vjeçe. Foto: KimKardashianWest.com

Kim shihet e lumtur si adoleshente teksa për dhuratë mori nga babai i parë i saj Robert Kardashian një veturë BMW.

“Është e vështirë të besoj se 20 vite më parë unë dhe Kim ishim 16 vjeçe dhe po mësonim të drejtonim veturën”.

Kim e çmendur nga gëzimi për dhuratën që mori nga babai dhe shoqja e saj Allison, e cila zbuloi fotot. Foto: KimKardashianWest.com

“Kim nuk mendoi se ajo po merte dhuratë nba babai sepse babai i saj e kishte bindur se ajo nuk ka nevojë të ketë veturë në atë moshë, kështu që kur Kim doli për drekë dhe kur e pa më pas veturën BMW të bardhë në parking, ajo ishte shumë e befasuar”, u shpreh Allison në faqen zyrtare të Kim.

Kim e ka të vështirë rikuperimin pas ngjarjes që ndodhi në Paris. Ajo po komunikon non stop me mjekun dhe shefin e sigurimit të saj, pasi ndihet e pasigurt. Kanye West në anën tjetër është në turne! Foto: GC Images

Shoqja e Kim më pas vijoi duke shtuar se atëherë ishin kohëra të arta për të dyjat sepse kaluan shumë mirë pa shumë përgjegjësi, teksa tash kanë përgjegjësi, janë të martuara dhe kanë fëmijë.

Kim vazhdon të jetë e traumatizuar nga plaçkitja që iu bë asaj në Paris.

Unaza që iu vodh Kimit në Paris dhe që asaj ende po i shkakton makth. Foto: Instagram

Mbrëmë dolën edhe pamjet e para nga vjedhja që iu bë bukuroshes në Paris ku shihen grabitësit teksa po braktisnin apartamentin e huazuar të saj me qese plot me stolitë e saj.

Lexo po ashtu Pamje nga momentet e plaçkitjes së Kim Kardashian (Video)

Ajo madje po ndërton një dhomë 100 mijë euro e dedikuar kundër frikës dhe panikut, në villën e saj që kushton hiç më pak se 20 milionë dollarë.

Lexo po ashtu Kim po ndërton dhomë të frikës prej 100 mijë dollarësh - lexoni detajet

Në anën tjetër tekas ajo po qëndron e vetmuar, bashkëshorti i saj Kanye Ëest gjendet në turneun botëror “Pablo”. /Telegrafi/