Kim Kardashian ende po merret me rehabilitimin nga ngjarja e rëndë që i ndodhi asaj në Paris, ku iu plaçkitën stoli në vlerë të miliona eurove.
Kim tash po pushon dhe miqt e saj po tentojnë ta ndihmojnë që të mos mbetet prapa në rrjetet e saj sociale.
Të enjtën miq të ylli televiziv kanë ndërhyrë duke marrë në dorë qasjet e saj në rrejtet sociale dhe në faqen e saj zyrtare.
Allison, shoqja e saj nga fëmijëria ka shfrytëzuar faqen e saj zyrtare për të publikuar imazhe nga fëmijëria, kur ajo ishte 16 vjeçe, shkruan Telegrafi.
Kim shihet e lumtur si adoleshente teksa për dhuratë mori nga babai i parë i saj Robert Kardashian një veturë BMW.
“Është e vështirë të besoj se 20 vite më parë unë dhe Kim ishim 16 vjeçe dhe po mësonim të drejtonim veturën”.
“Kim nuk mendoi se ajo po merte dhuratë nba babai sepse babai i saj e kishte bindur se ajo nuk ka nevojë të ketë veturë në atë moshë, kështu që kur Kim doli për drekë dhe kur e pa më pas veturën BMW të bardhë në parking, ajo ishte shumë e befasuar”, u shpreh Allison në faqen zyrtare të Kim.
Shoqja e Kim më pas vijoi duke shtuar se atëherë ishin kohëra të arta për të dyjat sepse kaluan shumë mirë pa shumë përgjegjësi, teksa tash kanë përgjegjësi, janë të martuara dhe kanë fëmijë.
Kim vazhdon të jetë e traumatizuar nga plaçkitja që iu bë asaj në Paris.
Mbrëmë dolën edhe pamjet e para nga vjedhja që iu bë bukuroshes në Paris ku shihen grabitësit teksa po braktisnin apartamentin e huazuar të saj me qese plot me stolitë e saj.
Ajo madje po ndërton një dhomë 100 mijë euro e dedikuar kundër frikës dhe panikut, në villën e saj që kushton hiç më pak se 20 milionë dollarë.
Në anën tjetër tekas ajo po qëndron e vetmuar, bashkëshorti i saj Kanye Ëest gjendet në turneun botëror “Pablo”. /Telegrafi/