Telegrafi

Pamje të një aksioni të ushtarëve ukrainas pranë Bakhmutit

Pamje të një aksioni të ushtarëve ukrainas afër Bakhmutit janë publikuar në rrjetet sociale.

Aksioni në vijën e frontit u krye nga luftëtarët e Batalionit të 2-të Sulmues, nga ku mund të shihen duke gjuajtur në drejtim të forcave ruse, transmeton Telegrafi.

Ushtarët ukrainas po ruanin pozicionin e tyre në llogoren e tyre.

Siç thuhet, në videon e ndarë nga Operativno_ZSU, dy ushtarë rusë u vranë me një RPG dhe një tank i tipit BC u shkatërrua.

Nuk dihet se kur është xhiruar aksioni, por trupat ukrainase thuhet se kanë nisur kundërofensivën e shumëpritur. /Telegrafi/