Telegrafi

Pamje të dhimbshme nga Kievi – vogëlushja duke karikuar inhalatorin në një pikë karburanti në Kiev

Vajza e re u detyrua të shkonte në pikën e karburantit për të karikuar inhalatorin e saj.

Një fëmijë është fotografuar duke ngarkuar inhalatorin e saj në një pikë karburanti në Kiev.

E gjithë kjo po ndodh pasi qyteti ende vuan nga ndërprerjet e energjisë, raporton skynews.

Kryetari i bashkisë së Kievit ka thënë se rreth 60 për qind e qytetit është ende pa energji pasi sulmet ruse shkatërruan infrastrukturën energjetike.

Theksojmë se goditja e infrastrukturës energjetike ukrainase nga forcat ruse ka ndikuar edhe në Moldavi pasi ky vend importon rrymë prej Ukrainës.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes së kaluar me bombardime duke shkaktuar shtatë viktima dhe shumë dëme materiale në qytetin e Khersonit. /Telegrafi/