Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati sot është arrestuar nga Policia e EULEX-it.
Gucati pritet të dërgohet në Gjykatën Speciale në Hagë. Arsyet e këtij arrestimi ende nuk janë bërë publike.
Para zyrave të OVL e UÇK-së janë mbledhur qytetarë, ndërsa në zyrat e veteranëve janë duke qëndruar pjesëtarë të EULEX-it.
Ndryshe, avokati i OVL e UÇK-së, Tomë Gashi ka konfirmuar arrestimin e tij. Ai ka thënë se do të dërgohet në Hagë.
“Tani u arrestu nga policia e EULEX-it kryetari i OVL të UÇK, zoti Hysni Gucati dhe do të transferohet në Hague! Bastisjet po vazhdojnë!”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/