BBC-ja britanike ka publikuar pamjet e ribashkimit të dy vajzave të vogla, pas sulmeve ajrore të izraelitë në Rafah në jug të Gazës.
Julia 18-muajshe ishte nxjerr nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar, dhe me urgjencë ishte dërguar në spitalin El-Najar, transmeton Telegrafi.
Atje ishte dërguar edhe motra e saj 5-vjeçare Joury, e cila gjithashtu ishte shpëtuar nga rrënojat.
“Motra ime, e dashura ime”, tha Joury në momentin kur e mësoi se motra i kishte mbijetuar.
Dyshja me familje ishin në tavolinë për të ngrënë drekën kur ndërtesa e tyre u bombardua. Shpërthimi shkatërroi pronën e tyre.
Vajzat pësuan lëndime në kokë dhe ishin shumë të frikësuar siç edhe mund të shihet në video. /Telegrafi/