Site icon Telegrafi

Pamje rrëqethëse, 15 meshkuj të paarmatosur qëllohen nga pas në kokë nga një “grup i ushtarëve etiopianë”

Një video e publikuar në internet shfaq skena “horrori”, ku një grup i “ushtarëve etiopianë” kryejnë vrasje masive ku si rezultat janë ekzekutuar 15 meshkuj të paarmatosur pasi u qëlluan nga pas në kokë.

Trupat e tyre të pajetë shihen të shpërndarë nëpër një zonë kodrinore, derisa ushtarët qëllojnë sërish mbi ta për t’u siguruar që asnjë prej tyre të mos mbetet gjallë, transmeton Telegrafi.

Viktimat më pas barten në afërsi të qytezës Mahibere Debo në veri të vendit. Këto prova janë publikuar së fundmi, që tregojnë se vrasësit kishin veshur uniformën e ushtrisë etiopiane kur edhe ndodhi vrasja masive, kanë bërë të ditur hetuesit për BBC Africa Eye dhe CNN.

Në fillim të videos, dhjetëra burra të paarmatosur rreshtohen të rrethuar nga ushtarët e armatosur. Ata dëgjohen duke folur në gjuhën Amharic, gjuhë zyrtare në Etiopi, duke thënë: “nuk duhet t’i lirojmë këta njerëz. Asnjë prej tyre nuk duhet kursyer”.

Viktimat urdhërohen të ecin pranë shkëmbit dhe më pas qëllohen nga pas në kokë. Sikur kjo të mos mjaftonte, qëllohen sërish nga “frika” se ndokush mund të ketë mbetur i plagosur apo i gjallë. /Telegrafi/

Exit mobile version