Telegrafi

Pamje që tregojnë si duket ura e Krimesë pas shpërthimeve të mbrëmshme

Kyiv Post publikoi një video të re të urës së Krimesë pas shpërthimeve të mbrëmshme.

Videoja tregon dëme të konsiderueshme në urën që lidh gadishullin e Krimes me Rusinë, transmeton Telegrafi.

Ura e Krimesë, një linjë kryesore e furnizimit për forcat ruse në Ukrainë, u dëmtua mëngjesin e sotëm në një situatë “të jashtëzakonshme” që vrau dy persona dhe plagosi një fëmijë, thanë zyrtarët rusë dhe mediat ukrainase raportuan shpërthime në urë.

Lexo po ashtu Inteligjenca ukrainase pas shpërthimeve: Ura e Krimesë është ndërtim i panevojshëm

Trafiku u ndal në një urë që Rusia ndërtoi për të lidhur territorin e saj me gadishullin e Krimesë, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014.

Në anën tjetër, inteligjenca ukrainase thotë se kjo mund të ketë qenë vepër e shërbimit sekret rus me qëllim që të fajësojë me pas forcat ukrainase. /Telegrafi/