Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë më së miri shkallën e dëmeve të shkaktuar në qytetin ukrainas Mariupol – i cili që prej fillimit të pushtimit rus ka qenë cak i bombardimeve.
Këto skena vijën në kohën kur konvoji i autobusëve është dërguar sot atje, për të evakuuar civilët që kanë ngecur në qytetin e rrethuar, transmeton Telegrafi.
Kremlini nga 24 shkurti ka pas për objektiv ta shkatërrojë këtë qytet, që për ta konsiderohet se ka një rëndësi të madhe duke marrë parasysh se ka portin.
Në anën tjetër inteligjenca perëndimore ka paralajmëruar se Rusia planifikon të krijoj një lloj korridori mes Mariupolit dhe Krimesë së aneksuar nga separatistët pro-rusë, që kontrollojnë rajonet Luhansk dhe Dontesk. /Telegrafi/
The scale of destruction in #Mariupol visible in this drone footage is shocking. #SaveMariupol #StopRussia pic.twitter.com/t4cHeRWjRi
— SPRAVDI — Stratcom Centre (@StratcomCentre) March 31, 2022