Për ushtrinë ruse është dëshmuar se armiku i tyre më i madh është paaftësia dhe mungesa e profesionalizmit të tyre, në luftën që e filluan në Ukrainë.
Pamjet nga ajri të kapura nga dronët e ushtrisë ukrainase, shfaqin veprimet e pamatura të ushtrisë së Vladimir Putinit, që me raste u ka kushtuar me jetë, transmeton Telegrafi.
Disa prej tyre shihen duke tentuar të shpërthejnë minat me shkop druri, të tjerët u treguan të pavëmendshëm kur bashkëluftëtarët e tyre shkrepnin predha nga mortaja – duke qëndruar prapa ku nga presioni i madh i lansimit janë goditur nga zjarri.
E disa mjete të blinduara që po ecnin në një fushë malore, kanë rënë në minat duke u hedhur në erë dhe atë në mënyrë shumë të sinkronizuar.
Këto pamje janë filmuar në Stepove në veri të Avdiivka dhe jo larg qytetit të Maryinka, ku ushtarët rusë më shumë i kanë shkaktuar dëme vetes sesa që kanë arritur të ruajnë pozicionet e tyre mbrojtëse. /Telegrafi/