Telegrafi

Pamje që tregojnë sesi ukrainasit ishin futur në Ishullin e Gjarprit, në dyvjetorin e dëbimit të rusëve nga pozicioni me rëndësi strategjike

SBU-ja ukrainase ka publikuar një video të re të çlirimin të Ishullit të Gjarprit gjatë 30 qershorit, duke shënuar kështu dyvjetorin kur trupat ruse u detyruan të tërhiqen nga ky pozicion me rëndësi strategjike në Detin e Zi.

Në një postim në Telegram, agjencia ukrainase e inteligjencës e ka përshkruar si “një operacion tejet të rëndësishëm dhe unik” i kryer nga ushtarët ukrainas dhe pjesëtarët e SBU-së, transmeton Telegrafi.

Pamjet janë filmuar fillimisht nga ajri, ku shihen sulmet ajrore të kryera mbi ishull, para se trupat ukrainase të aterronin me helikopter dhe të përfshiheshin në luftime kundër trupave ruse.

Lexo po ashtu Pamje nga fushëbeteja, ukrainasit shkatërrojnë sistemet raketore ruse TOR-M2 dhe Pantsir

Që nga çlirimi i Ishullit të Gjarprit më 30 qershor 2022, Ukraina ka kryer me sukses shumë operacione kundër flotës së luftanijeve ruse në Detin e Zi, duke arritur që një të tretën e luftanijeve t’ia shkatërrojë Moskës.

Ishulli i Gjarprit është i vendosur 35 kilometra në rajoni i Odesas, që ishte marrë nën kontroll nga rusët në fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Më 24 shkurt 2022, dy luftanije ruse kishin sulmuar ishullin dhe kishin urdhëruar rojet bregdetare ukrainase të dorëzohen.

Njëri nga pjesëtarët e rojeve ukrainase ishin përgjigjur me thënien e tij tashmë të famshme “p*****”, që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase. /Telegrafi/