Sulmet me dronë ukrainas në depot e naftës, të pranuara nga rusët, kanë dëmtuar objektet, duke dërguar “topa zjarri” në qiell gjatë natës.
Edhe pse nuk pranon shpesh përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për to, Ukraina ka goditur infrastrukturën energjetike në territorin rus në sulmet me UAV, të cilat janë shtuar muajt e fundit, duke ndikuar në makinerinë e luftës së Moskës, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.
Sulmet e fundit të raportuara ndodhën gjatë natës të së premtes në rajonin jugor të Krasnodarit, i cili kufizohet me Ukrainën, sipas autoriteteve rajonale të cituara nga media shtetërore ruse RIA Novosti.
8/x Consequences of a Ukrainian UAV attack on an oil depot in Krasnodar Krai. pic.twitter.com/pko1097KM9
— AMK Mapping 🇺🇦🇳🇿 (@AMK_Mapping_) July 7, 2024
Kështu, siç thuhet më tej, fragmentet e një droni të rrëzuar shkaktuan një zjarr në një rezervuar karburanti në Pavlov, ndërsa një tjetër zjarr në një depo nafte në Leningrad, tha RIA.
Një kullë komunikimi thuhet gjithashtu është dëmtuar në fshatin Eisk, për shkak të rrëzimit të një droni tjetër.
Russian "military blogger" Romanov witnessed a drone attack on an oil depot in the Krasnodar region.
Judging by the footage he published, no air defense work could be heard in the background, and the drone accurately hit the fuel infrastructure facility.
"Everything is fine,"… https://t.co/gzs0K8Jw7V pic.twitter.com/o2YCoO2n1X
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) July 6, 2024
Një zjarrfikës ka postuar një video të vendit të ngjarjes gjatë ditës e cila është shpërndarë nga kanali Astra Telegram.
“Kështu janë fundjavat tona tani”, ka thënë zjarrfikësi i paidentifikuar. “Askush nuk e di se kur do të përfundojë kjo”.
Media e pavarur ruse Meduza vuri në dukje se Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu referua sulmeve në Krasnodar, por pretendoi se sistemet e mbrojtjes ajrore mbi rajonet kufitare ruse të Kursk dhe Belgorod kishin shkatërruar tetë drone nga “sulmet terroriste” të tentuara nga Kievi.
Krasnodar yesterday…🥰🥰🥰😍😍😍 pic.twitter.com/kDbQe3aqOZ
— CyberUnknown (@CyberUnknown45) July 7, 2024
Ndërkohë, Rusia vazhdon të përdorë dronë për të goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
Një sulm gjatë natës të premten shkaktoi shpërthime në rajonin Sumy pak pas mesnate, duke lënë pa energji disa komunitete në rajon, sipas administratës ushtarake lokale. /Telegrafi/