Telegrafi

Pamje që tregojnë se si policët civilë izraelit infiltrohen dhe maskohen si protestues palestinezë, për t’i kapur personat që hedhin gurë (Video)

Pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, janë rritur tensionet në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Dhe ky fakt ka detyruar forcat e rendit dhe ushtrinë izraelite, të rikthejnë metodat që dikur i përdornin për të kapur protestuesit palestinezë të hedhin gurë dhe mjete tjera të forta në drejtim të policisë dhe ushtrisë, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë tregon më së miri se si policë “civil” të infiltruar dhe maskuar si protestues, futen në turmë dhe ndërhyjnë vetëm atëherë kur vlerësojnë se rrezikohet jeta e ushtarëve dhe policëve izraelit.

Ata pasi “lokalizojnë” personat që hedhin gurë u afrohen ngadalë kinse për t’i ndihmuar, dhe në një moment i përplasin për tokë duke ua mbajtur revolen në kokë.

Dhe pasi që arrin në vendin e ngjarjes ushtria, ata identifikohen si polic dhe largohen nga vendi i ngjarjes me protestuesit që i kanë arrestuar. /Telegrafi/