Pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, janë rritur tensionet në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
Dhe ky fakt ka detyruar forcat e rendit dhe ushtrinë izraelite, të rikthejnë metodat që dikur i përdornin për të kapur protestuesit palestinezë të hedhin gurë dhe mjete tjera të forta në drejtim të policisë dhe ushtrisë, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar më poshtë tregon më së miri se si policë “civil” të infiltruar dhe maskuar si protestues, futen në turmë dhe ndërhyjnë vetëm atëherë kur vlerësojnë se rrezikohet jeta e ushtarëve dhe policëve izraelit.
Ata pasi “lokalizojnë” personat që hedhin gurë u afrohen ngadalë kinse për t’i ndihmuar, dhe në një moment i përplasin për tokë duke ua mbajtur revolen në kokë.
Dhe pasi që arrin në vendin e ngjarjes ushtria, ata identifikohen si polic dhe largohen nga vendi i ngjarjes me protestuesit që i kanë arrestuar. /Telegrafi/