Forcat ruse janë tërhequr nga aeroporti Antonov afër Kievit, kanë konfirmuar imazhet satelitore.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, aeroporti është 18 milje (rreth 29 kilometra) në veriperëndim të kryeqytetit.
Këtu janë disa imazhe të publikuara rishtazi të cilat janë marrë nga Maxar Technologies më 31 mars dhe tregojnë fushën e braktisur të aeroportit.
Forcat ruse kishin ndërtuar më parë “mbrojtëse prej dheu” rreth automjeteve ushtarake dhe pozicioneve të artilerisë, pasi kishin kaluar javë të tëra në aeroport. /Telegrafi/