Site icon Telegrafi

Pamje që tregojnë se çfarë shkatërrimi po i bëjnë njësive ruse, raketat anti-tank të prodhuara në Ukrainë

Sistemi i raketave antitank Stugna-P i prodhuar në Ukrainë po rezulton të jetë një aset efektiv në luftën kundër armatës ruse.

Dhe një gjë e tillë po dëshmohet edhe në disa pamje të cilat thuhet se janë xhiruar nga një ushtar ukrainas, përcjell Telegrafi.

Aty shihet se si kjo armë ukrainase godet një objektiv rus.

Më pas, ushtarët përpiqen të mbulohen në rast të zjarrit të kundërt.

Një komandant, duke folur për rolin e Stugna-P në betejë, ka krahasuar tiparet e saj me ato të raketave Javelin të prodhuara në SHBA, të cilat thuhet se kushtojnë tre herë më shumë për t’u bërë.

Ndryshe forcat ukrainase, përveç armatimit vendas janë duke u furnizuar edhe nga vende të shumta botërore.

Në këtë drejtim, vetëm së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar një tjetër një miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën.

Ky premtim ka të bëjë me dërgim më të madh të raketave, municioneve dhe armëve të tjera direkt nga SHBA për forcat ukrainase dhe e çon ndihmën totale të sigurisë së SHBA-së për Ukrainën nga administrata e Joe Biden që nga lufta në 9.1 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version