Site icon Telegrafi

Pamje që tregojnë pasojat, pas bombardimeve në centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë

Pushtuesit rusë kanë bërë provokime të tjera dhe kanë granatuar territorin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Dhe një video e publikuar tregon pasojat e granatimeve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ajo është publikuar në kanalin Telegram Enerhodar-info, transmeton Ukrinform.

“Edhe një herë, pushtuesit organizuan provokime në ZNPP. Gjatë granatimeve, predhat goditën një pishinë që ftohte reaktorët, si dhe një strukturë të thatë magazinimi për karburantin bërthamor të harxhuar”, thuhet në postim.

Siç është thënë më tej, në fillim të 20 nëntorit, për shkak të granatimeve ruse, u regjistruan të paktën 12 goditje në infrastrukturën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Ndryshe, centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia, i cili është nën kontrollin rus, u trondit nga bombardimet të dielën, duke shkaktuar dënimin nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, i cili tha se sulme të tilla rrezikonin një fatkeqësi të madhe bërthamore.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia siguronte rreth një të pestën e energjisë elektrike të Ukrainës përpara pushtimit të Rusisë më 24 shkurt dhe është detyruar të operojë me gjeneratorë rezervë disa herë. /Telegrafi/

Exit mobile version