Ushtria amerikane ka hedhur 38,000 “vakte ushqimi” mbi Gaza mes paralajmërimeve se qyteti i shkatërruar nga lufta po përballet me krizën e bukës, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e bombardimeve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplanët amerikanë të mallrave hodhën ushqimet në territorin e rrethuar të shtunën, si pjesë e një sërë planesh të Uashingtonit për të ofruar ndihmë për qytetin.
Gaza tani është rrezikshëm afër urisë, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara, pasi më shumë se 100 njerëz mbetën të vdekur në fillim të kësaj jave kur forcat izraelite hapën zjarr ndaj një turme që përpiqej të merrte ushqim nga një autokolonë kamionësh.
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një veprim të tillë të premten në mes të presionit politik në rritje mbi gjendjen e vështirë të palestinezëve në Rripin e Gazës.
Dhe hapi i amerikanëve vjen pasi Izraeli ‘pak a shumë e ka pranuar’ një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe tani i takon Hamasit që të pajtohet me të, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.
Propozimi përfshin një armëpushim gjashtë-javor në Gaza, si dhe lirimin nga Hamasi të pengjeve që konsiderohen të pambrojtur – duke përfshirë të sëmurët, të plagosurit, të moshuarit dhe gratë, tha zyrtari. /Telegrafi/