Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke përfshirë edhe median opozitare bjelloruse, NEXTA, është pretenduar se tregon Ivan Federov duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet.
Nga “kontrollimet” e BBC-së, pamjet duket se janë një regjistrim CCTV duke parë shatërvanin në Sheshin e Fitores, në qendër të qytetit të Melitopol, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, mediumi britanik ka thënë se nuk mund të verifikojë nëse individi i paraqitur është Federov.
The mayor of #Melitopol Ivan Fedorov was kidnapped, said Anton Gerashchenko
According to him, Fyodorov refused to cooperate with the Russian military occupying the city. He was detained at the city crisis center, where he was in charge of the city's life support. pic.twitter.com/mCzfCzDWzQ
— NEXTA (@nexta_tv) March 11, 2022
Ndryshe, më herët, këshilltari i Ministrisë së Brendshme, Anton Herashchenko tha se Fedorov ishte rrëmbyer nga një “qendër krize” në qytet me një qese plastike mbi kokë.
Rusia nuk i ka komentuar ende akuzat, të cilat ministria e jashtme e Ukrainës i ka përshkruar si “krim lufte”. /Telegrafi/