Telegrafi

Pamje që pretendohet se shfaqin raketat ruse të shkrepura nga luftanija në Krime – ato kanë vazhdimisht për cak civilët në Ukrainë

Video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, pretendohet se shfaqin raketat që lansohen nga luftanijet ruse në Detin e Zi – përkatësisht në portin e Sevastopolit në Krime, nga ku po bombardon ndërtesat kolektive nëpër qytetet e Ukrainës.

Madje këtë nuk e ka fshehur as ushtria ruse, duke thënë se ka lansuar tetë raketa kundër infrastrukturës ushtarake të Ukrainës, por e vërteta është krejt ndryshe, transmeton Telegrafi.

Në fakt Rusia ai vazhdimisht po bombardon civilët, dhe për asnjë moment nuk ka kursyer çfarëdo objekti qoftë fetar e arsimor.

Por, sipas analistëve perëndimorë, Vladimir Putinit nuk po i dalin mirë llogaritë e bëra.

Ata thonë se mbrojtja ukrainase po tregohet tejet efektive kundër ushtrisë ruse – duke mos i lejuar të avancojnë as edhe në një front. /Telegrafi/