Vitet kalojnë për Lionel Messi dhe karriera e tij po shkon drejtë përfundimit, mirëpo magjia e tij shfaq pamje sikur të ishte në ditët e tij më të mira.
Edhe pse Barcelona pësoi humbje 2-1 si mysafir i Real Madridit në të shtunën e javës së kaluar, ylli argjentinas prodhoi disa momente magjie.
Lojtari 33-vjeçar për një çast ka arritur të turpëroi njërin ndër mesfushorët më të mirë në botë, Toni Kroos.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë arriti të shmangë gjermanin si të ishte një kon stërvitës.
Padyshim se ky moment ka bërë bujë në rrjete sociale, duke ditur për nivelin e lartë të lojës që kanë të dy lojtarët. /Telegrafi/
— Best of Football (@BestofFootball8) April 12, 2021