Site icon Telegrafi

Pamje që dëshmojnë agresionin rus, qyteza pranë Donetksut e shkatërruar e tëra nga bombardimet e vazhdueshme

Një video e realizuar në qytezën Volnovakha në Donetks – lindje të Ukrainës, shfaq pasojat e agresionit rus.

Dikur shtëpi e mbi 22 mijë ukrainasve, kjo qytezë ka mbetur vetëm rrënoja dhe vazhdimisht nga to del tym i zi, nga zjarri i shkaktuar si pasojë e sulmeve ruse, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kryeministri ukrainas paralajmëron se konflikti në vendin e tij mund të nxit Luftën e Tretë Botërore

Duke lëvizur me veturë nëpër këtë qytezë, shihen shkollat, spitalet dhe blloqet e ndërtesave kolektive, të shkatërruara nga sulmet ajrore që ushtria ruse nuk e ka ndërmend t’i ndalë.

“Në përgjithësi, Volnovakha me infrastrukturën e saj më nuk ekzistojnë”, shtoi i pari i Volnovakhas. /Telegrafi/

 

Exit mobile version