Maturat e shkollave, qoftë për atë filloret apo të mesmet, në përgjithësi janë një nga ditët më të lumtur tek të rinjtë.
Megjithatë, në kohën kur Ukraina është në luftë – të rinjtë në këtë shtet përfundimin e vitit shkollor nuk e kanë festuar siç e do tradita, transmeton Telegrafi.
Një prej qyteteve që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë ka përjetuar dëme të mëdha materiale si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme është Kharkivi, ku përveç objekteve të rrënuara e kanë pësuar me jetë dhe shumë civilë.
E një prej objekteve të shumta është edhe shkolla që u godit rëndë nga bombat ruse. Vetëm tri ditë pas fillimit të agresionit, rreth 30 ushtarë rusë u futën në shkollë dhe më vonë atë e rimorën nën kontroll ushtarët ukrainas.
Kharkiv. School leavers are dancing the farewell waltz near the ruins of their school.
Source: @suspilne_news pic.twitter.com/R8lO0VMRx9
— Ukrainska Pravda in English (@pravda_eng) June 6, 2022
E fundi i vitit shkollor, maturantët po i pret jashtë bankave shkollore duke marrë parasysh se objekti është rrënuar plotësisht.
Para shkollës, nxënësit vallëzuan valsin që është bërë një vallëzim tradicional i të gjithë maturantëve në Ukrainë.
“Në shkollat e Ukrainës, maturantët tradicionalisht vallëzojnë valsin pranë shkollës, derisa zilja e shkollës dëgjohet për herë të fundit. Kjo traditë është ndërprerë këtë vit për shkak të luftës”, shkruan e përditshmja ukrainase Pravda.
Prom 2022.
Kharkiv, Ukraine. pic.twitter.com/LbIXNEmXyD
— Ukrainska Pravda in English (@pravda_eng) June 7, 2022
Përveç valsit, disa prej maturanteve janë shfaqur para shkollës në fustane elegantë duke dërguar mesazh se pavarësisht luftës, jeta në këtë qytet nuk guxon të ndalet. /Telegrafi/