Telegrafi

Pamje për së afërti, si ushtarët ukrainas gjuajnë pa pushim pozicionet ruse me tankun e tyre

Luftime të vazhdueshme ka pasur javëve të fundit në Bakhmut ku ishin luftimet më të ashpra deri më tani.

Forcat ukrainase janë të vendosur që të mos e lëshojnë qytetin, ndonëse forcat ruse me muaj të tërë janë përpjekur për ta uzurpuar, transmeton Telegrafi.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregon se si tanku i forcave ukrainas që godet pozicionet ruse diku në Bakhmut.

Ushtarët të cilët e drejtojnë tankun gjuajnë pa pushim në drejtim të forcave kundërshtare. /Telegrafi/