Telegrafi

Pamje pas sulmit në Hroza të Ukrainës ku u vranë 55 civilë, telefonat cingërojnë pa pushuar nga të afërmit e viktimave

Pamje të rënda janë publikuar në internet pas sulmit rus në fshatin ukrainas Hroza ku humbën jetën të paktën 55 persona.

Sipas këtyre pamjeve, të afërmit e viktimave po përpiqeshin të kontaktonin me ta kur telefonat e tyre po cingëronin pa fund, transmeton Telegrafi.

Sulmi i së premtes ndodhi në një kafene dhe një dyqan derisa po zhvillohej një shërbim përkujtimor.

Pamje të tjera gjithashtu tregonin edhe rrënojat pas sulmit, gjithashtu edhe trupat e viktimave të shtrirë në tokë.

Një ekip në terren i OKB-së është dërguar për të inspektuar sulmin në fshatin lindor të Ukrainës, Hroza, në Kharkiv, ka thënë Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Maria Mezentseva tha se ishte një “vend tërësisht civil” dhe një shërbim përkujtimor po zhvillohej në kohën e sulmit. /Telegrafi/