Telegrafi

Pamje nga xhirimet e klipit të shumëpritur nga Noizy dhe Stresi

(Foto: Screenshot/TikTok/Instagram)

Prej se i dhanë fund armiqësisë mes tyre, Noizy dhe Stresi, e kanë mbështetur njëri-tjetrin në raste të ndryshme.

Arkimed Lushaj fillimisht u shfaq në koncertin e madh të Rigels Rajkut, ndërsa ky i fundit e mbështeti publikisht në suksesin e tij në ‘BIg Brother VIP Kosova”.

Dhe dy reperët e njohur shqiptarë tashmë po vijnë me një bashkëpunim muzikor.

Dyshja e kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor tash e një kohë, ndërsa tashmë janë duke e përgatitur edhe videoklipin që do ta shoqërojë këngën.

Lexo po ashtu Stresi dhe Noizy paralajmërojnë bashkëpunimin e shumëpritur

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet nga xhirimet e klipit, të cilin fansat e dy rep-artistëve po e presin me padurim. /Telegrafi/