Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.
Ajo tashmë ka njoftuar se edhe këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Ledri Vula, të cilët duket se edhe kanë nisur xhirimet e klipit.
Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale në një postim të publikuar nga artistja në InstaStory.
Dyshja, të cilët kanë edhe një duet së bashku, pritet që së shpejti të sjellin edhe projektin e dytë.
Më shumë detaje rreth këngës nuk janë zbuluar akoma, ndonëse besohet që mezi po pritet edhe nga publiku.
“A je” është projekti i parë i përbashkët i Ledrit dhe Taynës i lansuar në dhjetor të vitit 2018.
Deri më tani ka grumbulluar mbi 40 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/