Site icon Telegrafi

Pamje nga xhirimet e klipit të ri të Fjollës: Kënga ndoshta ka të bëjë edhe me jetën time (Foto/Video)

Fjolla Morina ka folur rreth këngës së saj të re, përmbajtjes, si edhe ka dhënë një ide përmes imazheve se çfarë të pritet nga klipi i ardhshëm.

“Në këtë këngë kam punuar me Donatin, Cricketin… Tekstin e kanë shkruar Filloreta me Elinelin. Është këngë pak më ndryshe nga tjerat që i kam realizuar deri sot. Është më e ngadalshme më ‘chill’, është një tregim dashurie”, ka thënë këngëtarja për Prive.

Nga xhirimet e klipit (Instagram)

“Mund të jetë ndoshta një ngjarje e vërtetë… Ndoshta ka të bëjë edhe me jetën time”, ka rrëfyer më tej Fjolla.

Kënga e ka titullin “Vet ke met”, ndërsa këngëtarja thotë se ajo nuk ka mbetur vetëm. “Jam me njerëzit e mi, njerëzit që më duan, që më rrethojnë…”.

Dukja e Fjollës (Video)

Pas këtij projekti, Fjolla do të vijë me një këngë tjetër më të përshtatshme për muajt e nxehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version