Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është përfshirë në një aksident trafiku, ku për fat të mirë ka shpëtuar pa as edhe lëndimin më të vogël.
Ishte Sergii Nykyforov nga zyra e presidentit ukrainas që njoftoi për këtë lajm, ku u tha se vetura e Zelensky u përplas me një mjet tjetër në afërsi të kryeqytetit ukrainas, transmeton Telegrafi.
Thuhet se vetura që shkaktoi aksidentin kishte goditur eskortën e Zelensky, ku si rezultat shoferi i këtij mjeti motorik pësoi lëndime dhe u dërgua me urgjencë në spital për trajtim.
Në anën tjetër, organet e sigurisë kanë filluar hetimet për rrethanat e aksidentit që u shkaktua derisa Zelensky po kthehej nga qyteti Izyum, ku kishte shkuar pa paralajmërim për të vizituar ushtarët ukrainas.
Gjithashtu është bërë e ditur se Zelensky pas trajtimit mjekësor është liruar, dhe nga spitali ku ishte dërguar u bë e ditur se nuk ka pasuar lëndime.
Një video amatore e publikuar në internet, shfaq pamjet pas aksidentit dhe një numër të autoambulancave që kishin dalë në vendin e ngjarjes.
A video of the car accident with President #Zelenskyy appeared online. pic.twitter.com/SFAz03ITI6
— NEXTA (@nexta_tv) September 15, 2022